67 vjeçari britanik, pacienti i parë që merr vaksinën kundër kancerit të mushkërive

 

 

Një  67-vjeçar është bërë personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që provon atë që mjekët shpresojnë se do të jetë një trajtim i ri revolucionar për kancerin e mushkërive – një vaksinë që i tregon trupit se si të luftojë dhe vrasë sëmundjen.

Rreth 34 qendra kërkimore në shtatë vende, duke përfshirë University College London Hospitals NHS Foundation Trust në MB, do të rekrutojnë 130 pacientë për ta provuar atë.

Trajtimi duhet të synojë në mënyrë specifike qelizat e kancerit për shkatërrim dhe jo ato të shëndetshme, me shpresë me sa më pak efekte anësore, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ai përmban informacion për disa shënues që gjenden në sipërfaqen e qelizave të kancerit të mushkërive për të mësuar sistemin imunitar të pacientit se çfarë të gjejë dhe të luftojë.

Ekspertët thonë se vaksina BNT116, e prodhuar nga kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech, mund të sjellë ndryshim të madh.

Profesori Siow Ming Lee, i cili është drejtuesi klinik për pjesën e provës në Mbretërinë e Bashkuar, i tha programit të BBC Today:

“Shpresojmë, në kombinim me trajtimin standard aktual – imunoterapinë dhe kimioterapinë – ne mund të ofrojmë një nxitje shtesë imunitare.”

Pacienti 67 vjeçar, Racz, i cili punon në inteligjencën artificiale, u diagnostikua me kancer në mushkëri pasi kishte disa probleme me frymëmarrjen që ai mendonte se mund të ishin astma. Një skanim mjekësor  zbuloi një tumor në mushkërinë e tij të djathtë. /Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d