Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i aksidenteve në vend, ku disa vijnë nga mos përshtatja e shpejtësisë, por edhe nga kushtet jo të përshtatshme atmosferike, shumë nga këto aksidenteve përveç dëmeve materiale, përfundojnë edhe me fatalitet.
Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka raportuar rreth 40 aksidente me dëme materiale, 16 me të lënduar e një me fatalitet.
Në vlugun e këtyre aksidenteve, policia e Kosovës u vu në dispozicion dhe shqiptoi rreth 1700 gjoba në trafik.