56 vjeçari dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një burrë është dërguar pas mesnatës pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës.

Shaqir Bytyqi zëdhënës në policinë e Prizrenit, tha se rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me date 17.08.2024 , pas orës 01:05 në emergjencën e qytetit të Suharekës është dërguar një person mashkull, 56 vjeç. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast “Hetim i vdekjes” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore nē Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d