43-vjeçari në Leposaviq improvizon laborator për kultivimin e kanabisit – Policia ia bastisë shtëpinë (VIDEO)

 

 

Dje gjatë ditës, Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e Mitrovicës në koordinim me Drejtorin Rajonale në fshatin Granican të Komunës së Leposaviqit ka zbuluar një laborator për kultivimin e bimëve te kanabisit, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitet përkatëse kanë bërë bastisjen e shtëpisë së tashmë të dyshuarit 43-vjeçar, R.V, i cili në momentin e kontrolles nuk ndodhej në shtëpinë e tij dhe ende nuk ka rënë në prangat e Policisë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani tha për Gazetën Sinjali se gjatë bastisjes janë “gjetur dhe sekuestruar 23 bime te mbjella te dyshuar te kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm, si dhe pasje tjera te cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim etj)”.

Njësia e forenzikes në vendin e ngjarjes ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive nga laboratori i improvizuar.

“Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve te renda dhe me udhëzim te tij nga bimët merren disa mostra qe do te dërgohen ne laborator kurse pjesa tjetër me urdhër te prokurorit shkatërrohen”, tha ndër tjera Elashni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d