​25 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

 

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë, ndërsa Këshilli i Sigurisë së OKB-së po në të njëjtën ditë kishte miratuar Rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Më 12 qershor 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, britanik, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d