Gjatë konferencës ndërkombëtare për 25-vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s “Rugova dhe Perëndimi”, kryeministri Rama ka folur për Ibrahim Rrugovën, të cilin e konsideron si një gjeni dhe më atipikun nga politikanët shqiptarë.
Sipas Ramë, Rugova i cili u vetëshpall president i Kosovës në atë kohë, kishte një guxim gjeniu që bëri një gjë të tillë vetëm me shpresën për të dalë nga errësira, pavarësisht mosbesisë së njerëzve dhe talljeve të tyre.
Rama: Të nderuar familjarë të presidentit Rugova. Të nderuar miq, faleminderit për ftesën dhe mundësinë për të ndarë me ju opinionin mbi njeriun që e ka shënjuar historinë e shqiptarëve në një gjurmë sa të rrallë e të domosdoshme. Ibrahim Rrugova, një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë, një intelektual i nxjerrë nga koleksioni i portreteve të periudhës romaktike, politikan i rrahur me vajin e uthullën e kohës patriarkale.
Një figurë që është e vështirë për ta përmbledhur pa i hyrë në hak. Ai mbetet më atipiku i politikanëve shqiptarë, i papërsëritshëm, i pa imitueshëm dhe i pashpjegueshëm për mënyrën sesi arriti që i imponoi njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm, që duket se rri në vend duke formuar shtratin e vetë. E dërgoi popullin vetë drejt një të ardhme të mirë. Në 24 maj 1992 në zgjedhje ai u vetë shpall president i Kosovës, pati guximin e gjeniut për faktin se nuk rrezikoi jetën, por rrezikoi diçka më të rëndësishme, atë që jeta krijon e lë pas emrin dhe personalitetin.
Ibrahim Rrugovën shumë e tallën, e nënvlerësuan dhe të tjerët e ndoqën me një lloj keqardhje. Ndërmori një hap një errësirë. “Nuk mund të merren me letërsi kur shoh në rrugë të vdesin njerëzit e mi”,shkruan Rrugova. Siç thotë Kadareja i cili i vetëm, i dha popullit të vetë një forcë të panjohur dhe të papërdorur ndonjëherë në këtë pjesë të botës ku jetojmë. Duke vënë një bast të pamundur të durimit në një mjedis social si ai shqiptarëve, ku durimi është mall i rallë ku në atë kohë ishte bërë sinonimi i nënshtrimit. Presidenti i shpresës mes çdo shtypje të shpresës kishte jetuar mes librave, në rrethana teje të vështira për Kosovën.