25 vite KFOR, ushtria gjermane: Qëllimi është që përgjegjësinë për sigurinë t’ua dorëzojmë institucioneve të Kosovës

 

 

Bundeswehr-i gjerman ka falënderuar ushtarët e tyre që shërbyen përgjatë viteve në Kosovë. “25 vite të KFOR-it”, thuhet në një postim në “X”, ku shpërndahet shkrimi i gjatë i faqes zyrtare të ushtrisë së shtetit gjerman. Aty tregohet për numrin e trupave në vend aktualisht dhe ndër vite, tensionet e vitit të kaluar e të tjera.

Siç thuhet në këtë shkrim, ushtria gjermane është prezente në Kosovë prej 12 qershorit të vitit 1999. 25 vite pas përfundimit të luftës, situata siç e ka theksuar KFOR-i vazhdimisht, mbetet fragjile.

Para agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, ushtria gjermane, thuhet në këtë shkrim, është përballur me një pikë kthese të ngjajshme. Në fund të viteve 90’ta, lufta në Kosovë u përkeqësua.

Pasi të gjitha përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore kishin dështuar për shkak të rezistencës nga Jugosllavia dhe Rusia, dëbimet, masakrat dhe mizoritë më në fund duhej të ndaleshin. Më 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore me misionin e Forcave Aleate për të detyruar regjimin e Millosheviçit të dorëzohej.

Në këtë shkrim, përmenden tensionet e vitit 2023. Sipas këtij shkrimi, të njëjtat treguan se prezenca e një ushtrie ndërkombëtare efektive është ende e nevojshme.

“Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë gjithashtu mirëpresin vazhdimin e Forcës së KFOR-it të Kosovës, prandaj Bundeswehr-i do të vazhdojë misionin e tij.” – thuhet tutje.

Tutje, shkruan se qëllimi afatgjatë mbetet që përgjegjësia për sigurinë t’u dorëzohet institucioneve të sigurisë kosovare.

“Me ndihmën e Bundesëehr-it, kjo mund të arrihet.” – shkruan në fund të Bundeswehr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d