Gazeta raportoi mbrëmë për një rast të rëndë që ka ndodhi në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, ku në skaj të rrugës u gjet pa shenja jete një vajzë.
Siç mori vesh Gazeta, viktima që u gjet e vdekur është Olena Kozii (shtetase e huaj), e moshës rreth 23-vjeçare.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.
“Akoma nuk dihen ende dyshimet apo shkaqet e rastit, sepse jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, tha kryeprokurori Shukri Jashari, i cili tregoi se po punohet intensivisht për zbardhjen e rastit.
“Do të bëhen të ditura me kohë detajet e reja”.
Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë për Gazetën Sinjali edhe Policia dhe ka bërë të ditur se viktima u gjet në shiritin emergjent të autostradës, teksa vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.
“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion.”