2230 policë konkurruan për 355 vende për rreshter: Dalin rezultatet e testit me shkrim, 5 kandidatë me nga 100 pikë

 

 

Rezultatet e testit me shkrim të mbi 2 mijë policëve që po synojnë gradën e rreshterit, për të cilën janë 355 vende të lira, tashmë kanë dalë. Testi u mbajt të shtunën dhe u raportua për favorizime të një gjenerate pa i plotësuar kriteret.

Sinjali ka siguruar listën me rezultate, në bazë të së cilës shihet se 5 kandidatët e parë kanë marrë nga 100 pikë, shtatë të tjerë me nga 99 pikë, 21 kandidatë janë me 98 pikë dhe më tutje janë kandidatët e tjerë me më pak pikë.

16 kandidatët e fundit kanë marrë nga 50 pikë e më poshtë.

Ndryshe, 2 mijë e 230 policë i janë nënshtruar testit me shkrim në kuadër të konkursit për gradim nga polic i lartë në rreshter, pozitë për të cilën janë vetëm 355 vende të lira.

Kujtojmë se ky përveç testit me shkrim, zyrtarët policorë pritet t’i nënshtrohen edhe procedurave tjera të procesit të gradimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d