Sulmuesi në tentativën për vrasjen e Donald Trump kishte blerë 50 fishekë në një dyqan lokal të armëve, sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit, raporton CNN.
Thomas Matthew Crooks i kishte blerë këta plumba disa orë para se ai të kryente sulmin pasditen e së shtunës.
“Sulmuesi në tentativën për vrasjen e Donald Trump të së shtunës bleu 50 fishekë në një dyqan lokal armësh vetëm disa orë përpara se të kryente sulmin e tij”, tha një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit në Butler të Pennsilvanisë.
Kush është sulmuesi i Trumpit, Thomas Matthew Crooks?
Të dielën e 14 korrikut, FBI identifikoi personin e armatosur të përfshirë në sulmin kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump të shtunën si 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, i cili u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret në vendngjarje pas të shtënave.
Crooks u identifikua nga FBI si banor i Bethel Park, Pensilvani – rreth 35 milje në jug të Butler, ku Trump po mbante tubimin e tij të shtunën pasdite.
Crooks u diplomua nga shkolla e mesme Bethel Park dy vite më parë, në vitin 2022, sipas një raporti të medias lokale dhe një video të fillimit të shkollës.
Nga të shtënat me armë të shtunën pasdite, mbeti i vrarë një qytetarë pjesëmarrës, si dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.