16 vjeçari i plagosur në Istog vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

 

 

Menjëherë pas rastit, i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe po vazhdon të trajtohet.

Drejtori i emergjencës, Naser Syla ka thënë për lajmi.net se viktima vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Ne e kemi pranu një 16-vjeçar, është ende në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike”, ka thënë Syla për lajmi.net.

Sipas raportimeve të para nga ky rast thuhet se plaga të cilën mori i mituri është në pjesën e kokës.

Duhet përkujtuar që në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës nuk kanë dashur të deklarohen ndërsa nga Inspektorati Policor i Kosovës nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje.

Ky nuk është rasti i parë kur zyrtarët policorë kanë përdorur armën.

Një rast i ngjashëm vitin e kaluar pati ndodhur në Zllatar të Prishtinës ku në një aheng zyrtari policor kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të kolegut të tij, i cili edhe humbi jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d