16 shqiptarët e aksidentuar në Itali, jashtë rrezikut për jetë

 

 

16 shqiptarët të cilët u aksidentuan pasditen e së shtunës në Katania të Italisë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet shqiptare u vunë menjëherë në kontakt me palën italiane. Vetë ministri i Jashtëm, Igli Hasani telefonoi një prej qytetarëve shqiptarë që ndodhej në minibus.

Siç bën të ditur zyra për shtyp e ministrit, ai i siguroi për vëmendjen maksimale të autoriteteve shqiptare, sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d