Mbi 150 milionë euro pasuri të sekuestruara, që përfshijnë makinat, apartamentet dhe pronat e marra nga krimi e korrupsioni do të përdoren nga shteti në Shqipëri.
Vetëm 94 prej tyre janë për përdorim të organeve ligjzbatuese dhe institucioneve shtetërore ndërsa të tjerat presin për vite derisa gjykata të shprehet nëse do të konfiskohen e t’i kalojnë shtetit apo do t’i kthehen pronarit.
Por kjo gjë pritet të ndryshojë.
“Jemi në diskutim edhe me DPSHTRR për t’i mirëadministruar edhe automjetet duke na dhënë mundësinë për ti dhënë me qira apo në përdorim institucioneve shtetërore pasi ato po humbin vlerën çdo vit, besoj do gjendet hapësira ligjore dhe vullneti i institucioneve për ta përdorur një pasuri që po shkon drejt rrënimit”, tha Idriz Haxhiraj, drejtor i komanduar i AAPSK.
Në administrim të Agjencisë së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara janë rreth 1400 pasuri me vlere mbi 150 mln euro.
Vetëm gjatë këtij viti nga janari deri në maj nga puna e prokurorive dhe gjykatave në vend sidomos SPAK-u janë sekuestruar 330 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si toka, apartamente, njësi tregtare, shoqëri biznesi, automjete ose llogari bankare.
“Destinacion i këtyre pasurive është mbështetja e institucioneve ligjzbatuese dhe atyre me kontribut në luftën kundër krimit të organizuar. Mbi një mln euro për 6 projekte për prokurorinë e përgjithshme, SPAK, policinë e shtetit, AMP dhe drejtorinë e burgjeve mbështetjen e viktimave të krimit dhe pjesëtarëve të të rënëve deklinacioni i 3 është ripërdorimi social”, raporton TCH.