11 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Turqi, në provincën Sangari. Po ashtu në këtë aksident raportohet se janë edhe 57 të lënduar.
Dyshohet se shkaktar i këtij aksidenti është mjegulla e dendur.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën e Marmarasë, rreth orës 4:30 të mëngjesit sipas kohës lokale atje.
Fillimisht, një veturë goditi një kamion, e pastaj disa njerëzit zbritën nga makinat e tyre për të parë se çka ka ndodhur, e ata u goditën nga veturat që ishin duke ardhur me shpejtësi.
Kështu bëri të ditur guvernatori i provincës Sangario, Yasar Karadeniz.Ai tha se shtatë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes dolën ekipet emergjente dhe zjarrfikësit.