Çfarë nuk e prish agjërimin ?
1- Ngrënia dhe pirja nga harresa.
2- Përdorimi i misvakut dhe larja e dhëmbëve me furçë.
3- Shpëlarja e gojës dhe e hundës për abdes dhe larja e trupit.
4- Hixhameja (nxjerrja e gjakut me kupa) dhe dhënia e gjakut
për analiza.
5- Ejakulimi në gjumë.
6- Agjërimi nuk prishet nëse agjëruesi provon shijen e gjellës
(pa e gëlltitur atë), apo i merr erë parfumit.
7- Agjërimi nuk prishet nëse përdor ilaçe me pika në vesh apo
në sy (edhe nëse e ndjen shijen e ilaçit në fyt), si dhe nuk prishet
nga vendosja e ilaçit mbi plagë.
8- Agjërimi nuk prishet nëse përdor ilaçe nga anusi apo organi gjenital, qoftë kjo për temperaturë apo për arsye tjetër.
9- Përdorimi i makjazhit dhe lyerja e syve nuk e prishin agjërimin.
10- Agjëruesit i lejohet të bëjë çdo gjë që i lehtëson agjërimin,
si psh: qëndrimi në hije, larja e trupit apo e disa pjesëve të tij me
ujë të ftohtë, shpëlarja e gojës etj./Prishtina Sot/