1.3 milion euro kontrata, 300 mijë euro çmimi i tregut- deputeti e denoncon për hajni Agim Ademin e Hajrulla Çekun.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka ngritur dyshime për kontratën një-burimore të arritur për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Haxhiu me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se kontrata një-burimore për fushën me bari sintetik hibrid kushton 1.3 milion euro. Teksa sipas tij në çmimet e tregut s’kushton më shumë sesa 270-300 mijë euro.
“Ministri duhet te tregoj për kontratën një burimore për fushën me bari sintetik hibrid në vlerë 1.3 milion qe në çmimet e tregut nuk kushton me shumë se 270-300 mijë euro. Unë e kam ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore?”, ka deklaruar ai.
“Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove”.
“Degradim i sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve – kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit”.
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të rinovohet pak para ndeshjeve të shtatorit të Kombëtares së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gazeta ka raportuar në vazhdimësi për gjendjen e tmerrshme të stadiumit përgjatë ndeshjeve të kualifikimit për “Euro 2024”. Raporimet e Insajderit mund t’i gjeni më poshtë: