𝐋𝐥𝐚𝐝𝐫𝐨𝐯𝐜𝐢: 𝐊𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐢𝐫𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐬𝐞𝐫𝐛 𝐩𝐞̈𝐫 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝 𝐞 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐞 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐯𝐢𝐭𝐢 𝟏𝟖𝟕𝟖

Pas votimit të Rezolutës në OKB për gjenocidin serb në Bosnje dhe Hercegovinë, kryetari i komunës së Drenasit, ka deklaruar se “këtë prirje të shtetit serb dhe institucioneve shtetërore serbe, kundër kombeve tjera për zgjerimin e territorit, duke kryer pastrim etnik, e kemi njohur e ditur që nga viti 1878”.

Masakrat e Serbisë në Kosovë, ende në terminologjinë ndërkombëtare nuk janë të pranuara me emrin e vërtetë – gjenocid. Institucioneve tona ju mbetet ta dokumentojnë këtë. Në komunën e Drenasit, ka mjaftë argumente që e kompletojnë librin e gjenocidit serb pas Bosnjës e Hercegovinës, edhe për gjenocidin e kryer nga serbët në Kosovë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi në rrjetin social i Lladrovcit: “Pas më shumë se 150 vjetëve, konfirmohet dhe njihet gjenocidi i serbëve, ndaj kombeve dhe shteteve tjera fqinje. Sot, u votua në OKB Rezoluta e cila do të jetë në kujtesën e kombeve si gjenocid, pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë e ushtruar ndaj boshnjakëve, në Srebrenicë.

Këtë prirje të shtetit serb dhe institucioneve shtetërore serbe, kundër kombeve tjera për zgjerimin e territorit, duke kryer pastrim etnik, e kemi njohur e ditur që nga viti 1878, kur pas Kongresit të Berlinit, Pashallëku i Beogradit digjte dhe përvëlonte fshatra të tëra të banuara me shqiptarë.

Asokohe, Evropa i mbylli sytë para këtij pastrimi etnik, për ta legjitimuar më 1918, kur trojet shqiptare u përfshin në shtetin e huaj për shqiptarët, në shtetin e ashtuquajtur Jugosllavi.

Lufta jonë çlirimtare, u dëshmua e drejtë, njëherësh, Serbia me tërë aparatin shtetëror, me ushtri, polici, paramilitar dhe mekanizmat tjerë të terrorit, e rikonfirmoi prirjen e saj ndaj civilëve të pambrojtur, në fshatra dhe lagje të Kosovës, ku kreu mbi 400 masakra ndaj shqiptarëve.

Masakrat e Serbisë në Kosovë, ende në terminologjinë ndërkombëtare nuk janë të pranuara me emrin e vërtetë – gjenocid. Institucioneve tona ju mbetet ta dokumentojnë këtë. Në komunën e Drenasit, ka mjaftë argumente që e kompletojnë librin e gjenocidit serb pas Bosnjës e Hercegovinës, edhe për gjenocidin e kryer nga serbët në Kosovë.

Rezoluta e sotme në OKB, është lehtësim për të gjithë familjarët e viktimave dhe popujt që e pësuan nga gjenocidi serb, por, njëherësh mesazh se krimet serbe si ato në Bosnje e Hercegovinë, janë gjenocid, të dënueshme dhe do ta kenë datën e përkujtimit në tërë botën.

Sot, OKB solli një emërtim të drejtë, të saktë dhe të domosdoshëm, për gjenocidin serb të kryer në Bosnje dhe Hercegovinë, por, mungon ende emërtimi i krimeve serbe si gjenocid të kryer në Kosovë.”

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0ykdKEvC9AJmoUH9kcBcG7Z4jRy4bgCuhWiECM9W122kPBjTEtGutbW8RPvRV2bkgl&id=1653723698

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d