Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Ajo ka deklaruar se me dhurimin e kësaj paisjeje “do të përmisohet saktësia e ndërhyrjeve, minimizimi i kohës së shërimit dhe rezultatet tek pacientët e sëmurë më kancer”.
“Viteve të fundit ka rritje të konsiderueshme të rasteve të kancerit në vend dhe gjithë botën. Andaj dhurimi i kësaj paisje të avancuar do të përmirësoj padyshim saktësinë e ndërhyrjeve, do të minimizojë kohën e shërimit dhe do të përmirësoj rezultatet e përgjithshëm të pacientëve, veçanërisht në diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit dhe melanomës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Jahjaga ka shtuar se kjo është një dëshmi e përkushtimit të saj të palëkundur ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve.
“Ky donacion, si vazhdimësi e donacionit për Spitalin Pediatrik, Mamografit në Komunën e Kamenicës, SPECT/PET/CT, dëshmon përkushtimin tim të palëkundur dhe të Fondacionit Jahjaga ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka deklaruar ish-presidentja.
Kujtojmë se ditë më parë është bërë inagurimi i paisjes SPECT/PET/CT në Mjekësinë Nukleare. Edhe ky donacion i fituar me iniciativën e Atifete Jahjagës.